Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso ka vlerësuar rolin e BE-së në afrimin e atyre që ai i cilësoi si “armiq të dikurshëm”.

“Paqen nuk duhet ta marrim si të mirëqenë. Duhet të kujtojmë se për shkak të Evropës, armiqtë e dikurshëm tani ulen në një tavolinë dhe punojnë së bashku. Është pikërisht oferta për një perspektivë evropiane ajo që bëri Serbinë dhe Kosovën të arrijnë një marrëveshje, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, ka thënë Barroso.

Në raundet e fundit të dialogut të ndërmjetësuar nga vetë baronesha Catherine Ashton, Prishtina dhe Beogradi kanë rënë dakord për çështjet që kanë të bëjnë me telekomin dhe energjinë.

Siç parasheh marrëveshja, brenda afatit 3-mujor palët, me mbikëqyrjen dhe lehtësimin e BE-së, duhet të gjejnë modalitet për paraqitjen e kërkesës së Kosovës për ndarjen e prefiksit treshifror +383 ose +384.

Këto predispozita dhe garanci do ofrohen dhe mbikëqyren nga vetë Bashkimi Europian, i cili do të përkrahë kërkesën e Kosovës për sigurim të kodit shtetëror konform parimeve dhe procedurave të ITU-së.

Sipas marrëveshjes, Autoriteti Rregullator pritet të fillojë me shqyrtimin e kërkesës për lejimin e përkohshëm të operimit të kufizuar të një operatori në pjesën veriore të Kosovës, deri në organizimin e tenderit ndërkombëtar për hapje të brezeve frekuencore konform ligjeve.

Përfundimisht, kjo nënkupton vendosjen e ligjshmërisë dhe rregullimit edhe në këtë pjesë dhe në praktikë kjo nënkupton se operatorët tjerë serbë duhet të ndërpresim operimet dhe ofrimin e shërbimeve të paautorizuara.

Ndërkohë Marrëveshja për Energjinë thotë se operatori i transmetimit të Serbisë është zotuar që do ta njohë ndërkombëtarisht KOSTT-in si operator i vetëm i në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe këtë njohje do ta materializojë duke nënshkruar Marrëveshje përkatëse sipas standardeve të Asosiacionit të Operatorëve të Transmetimit, Sistemit dhe Tregut për energji elektrike në Europë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA