Audicionet e “Portokalli”

11/09/2013 00:00

Spektakli “Portokalli” shpall audicionet për aktorë, aktore dhe moderatore.

Kushdo që ka talent dhe dëshiron të bëhet pjesë e trupës “Portokalli” është i mirëpritur në Prishtinë në datën 21 shtator, pranë studiove të Top Channel në Pallatin e Rinisë nga ora 10:00 deri në orën 14:00.

Ndërsa në Tiranë, deri në datën 14 shtator jeni të mirëpritur në zyrat e Top Channel, tek ish-Blloku, pranë Gazetës “Shqip” nga ora 11:00 deri në orën 14:00.

“Portokalli”, e ku ka dhuratë më të bukur se e qeshura!

Top Channel