SHBA, dënohet çifti që vrau fëmijën e birësuar

10/09/2013 15:50

Një çift amerikanësh u shpallën fajtorë për vrasjen e vajzës së tyre adoleshente, të cilën e kishin birësuar më parë nga Etiopia.

Larry dhe Carri Williams, nga shteti i Uashingtoni, lanë pa bukë dhe rrahën vazhdimisht të bijën Hana, deri kur ajo ndërroi jetë në oborrin e shtëpisë në maj 2011.

Ata u shpallën fajtorë edhe për agresion ndaj të birit, të cilin gjithashtu e kishin birësuar nga Etiopia.

Avokati mbrojtës u përpoq të bindte jurinë se të pandehurit ishin prindër të këqinj, por jo kriminelë.

Gjatë gjyqit, secili prej partnerëve u përpoq të fajësonte tjetrin për vrasjen.

Zoti dhe zonja Williams pritet të dënohen secili me burgim të përjetshëm, kur gjykata të marrë një vendim më vonë gjatë muajit.

Top Channel