Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin Trupat qeveritare egjiptiane, të mbështetura nga tanket, hynë në thuajse
të gjithë fshatrat në veri të gadishullit Sinai, duke konfiskuar armë
në ditën e tretë të operacionit masiv qe ka shenjester ka militantët
islamikë.
Sipas autoriteve ushtarake, operacioni i konsideruar si me i madhi prej vitesh te tera kundër terroristëve në kete zone, nisi te shtunen. Deri me tani, si pasoje e tij jane vrare te pakten 20 militante.
Shtimi i aktivitetit te militanteve në Sinai, korrespondon me vakumin e sigurisë të shkaktuar pas largimit nga pushteti të ish-presidentit Hosni Mubarak në vitin 2011. Kreret e qeverise se perkohshme ndajne bindjen se sulmet e tyre, përfshirë përpjekjen e dështuar të javës qe shkoi për vrasjen e ministrit të brendshëm të Egjiptit, janë pershkallezuar edhe me shume pasi ushtria rrëzoi presidentin islamik Mohamed Mursi ne muajin korrik.
Radikalet islamike qe veprojne ne zonen e shkretetires prane Izraelit, i kane shenjestruar thuajse perdite forcat vendase te sigurise, ndersa kane qene te shpeshta edhe sulmet ndaj tubacioneve te naftes. Luftetaret rebele ne rajon kercenojne edhe shtetin hebre me raketat e tyre me rreze te gjate veprimi, ndersa
dihet se permes shkretetires trafikohen arme nga Sudani dhe Libia drejt Gazes se kontrolluar nga Hamasi.
Top Channel