OKB, studim për dhunën ndaj gruas në Azi

10/09/2013 00:00

Pothuajse çereku i burrave të intervistuar në një studim të OKB-së në
lidhje me dhunën ndaj gruas në disa pjesë të Azisë kanë pranuar se kanë
kryer të paktën një dhunim.

Dhunimi ka rezultuar i zakonshëm brenda marrëdhënieve. Gjithësesi, një në 10 burra kanë pranuar se kanë dhunuar një grua që nuk ka qenë partnerja e tyre.

10 mijë burra nga gjashtë vende morën pjesë në mbikëqyrjen e OKB. Bëhet fjalë për studimin e parë shumëvendësh që ekzaminon se sa e përhapur është dhuna ndaj gruas dhe arsyet e ushtrimit të saj.

Nga ata që kanë pranuar dhunimin, thuajse gjysma e tyre kanë thënë se e kishin bërë atë më shumë se një herë. Fenomeni i dhunimit varion mes vendeve.

Në Papua Guinea e Re, mbi 6 në 10 burra të intervistuar kanë pranuar se kishin detyruar një grua të kryente marrëdhënie seksuale me ta.

Kuota ka qenë më e ulët në zonat urbane të Bangladeshit, ku dhunimi është pranuar nga një në 10 burra dhe në Sri Lanka, ku është pranuar nga më shumë se një.

Në Kamboxhia, Kinë dhe Indonezi treguesi varion nga një në pesë për pothuajse gjysmën e burrave të intervistuar.

Autorët e kërkimit kanë deklaruar se zbulimet nuk përfaqësojnë në tërësi Azinë dhe rajonin e Paqësorit, por të intervistuarit përbëjnë një tregues demografik për vendet ku është realizuar projekti.

Top Channel