Prodhuesit maqedonas janë ata, që më së shumti do të ndjejnë pasojat nga vendimi i Shkupit për t’i shpallur luftë tregtare Kosovës, duke i detyruar kosovarët të paguajnë taksa për hyrje në Maqedoni.

Bllokada që vendosi Prishtina për të gjitha mallrat maqedonase, si kundërpërgjigje ndaj Shkupit për aplikimin e taksave, ka shqetësuar më së shumti tregtarët maqedonas, të cilët rrezikojnë ta humbasin tregun kosovar, që është ndër më të rëndësishmit për ekonominë e Maqedonisë.

“Dëmi është evident, nuk mund të spekulohet me shifra konkrete, por dëmi më i madh do të jetë në të ardhmen, nëse ky ritëm i kapriçove apo inateve ndërshtetërore vazhdon në mënyrë joracionale. Këtu, ne gjykojmë se nuk është dhe aq naive kjo lloj mase e ndërsjelltë, që po bëhet mes dy shteteve, kur ne si biznese e dimë se sa vështirë është të fitohen tregjet dhe çfarë metodash duhet të përdoren për t’u humbur ato”, tha Menderez Kuçi, kryetar i Odës ekonomike për Maqedoninë Veri-Perëndimore.

Por, edhe përkundër apeleve nga sektori i biznesit për të zgjidhur këtë çështje, pala maqedonase nuk heq dorë nga taksat për kosovarët. Madje, autoritetet doganore të Maqedonisë po u ndajnë fatura jo ligjore, të cilat nuk përdoren prej vitesh, kosovarëve që paguajnë gjatë hyrjes në këtë vend.

Ekspertët thonë se, kjo mënyrë jotransparente e kryerjes së pagesës është edhe një arsye më tepër për të anuluar këtë taksë, e cila përbën shkelje ligjore. Kjo masë u ka shkaktuar problem edhe qytetarëve të Maqedonisë, që punojnë në Kosovë dhe posedojnë makina me targa kosovare.

Edhe pse janë të pajisur me pasaporta të Maqedonisë, ata – gjatë kalimit të kufirit – detyrohen të paguajnë 5 euro për mjetet që drejtojnë.

Ndërkohë, zyrtarët në Shkup kanë zgjedhur heshtjen përballë këtij problemi, që ka shkaktuar revoltë të madhe. Mësohet se, pasditën e së hënës, një delegacion i Ministrisë së Ekonomisë nga Maqedonia ka udhëtuar drejt Prishtinës, në përpjekje për t’i dhënë zgjidhje krizës tregtare mes dy vendeve fqinje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA