
Mijëra mbështetes të liderit opozitar Aleksej Navalny u mblodhën në
sheshin Bolotnaja të Moskës për të denoncuar rezultatin e zgjedhjeve
lokale të së dielës, të bindur se ai është manipuluar në mënyrë që t`i
jepej fitorja aleatit të presidentit Vladimir Putin.
Kritiku i Kremlinit doli i dyti ne garen per Bashkine e Moskes, duke siguruar dicka me shume se 27% te votave.
Kryetari aktual i saj, Sergei Sobjanin, nje nga anetaret me te hershem te partise ne pushtet Rusia e Bashkuar, i fitoi zgjedhjet me 51,37% te votave, duke kaluar keshtu pragun e 50 perqindeshit qe dikton balotazhin.
Navalny refuzoi të njohë rezultatin për të cilin thote se u arrit permes manipulimesh ne menyre qe Sobjaninit t’i siguroheshin me shume se 48 perqindeshi i votave qe ka arritur te mbledhe realisht. Blogeri i njohur kunder korrupsionit kërkoi mbajtjen mbajtjen e nje raundi te dyte votimesh mes të tij dhe rivalit te mbeshtetur nga Kremlini.
Në zgjedhje morën pjesë edhe 4 kandidatë të tjerë, të cilët kanë grumbulluar shumë pak vota. Sobjanini pritej gjeresisht te triumfonte ne votimet e se dieles. Ne te kaluaren, ai ka sherbyer si shef kabineti i Presidentit Putin.
Top Channel