Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë shtyu për shtatë ditë afatin e regjistrimit për votuesit jashtë vendit. Kjo u bë me kërkesë të Ministrisë së Diasporës pikërisht në ditën kur ka përfunduar ky afat.

Duke zgjatur afatin e regjistrimit të votuesve jashtë vendit, KQZ-ja shkurton periudhën e konfirmimit të listës së votuesve, thane zyrtarë të këtij institucioni.

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rustemi ishte kundër shtyrjes së afatit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit. Sipas tij kjo po bëhet ekskluzivisht për regjistrimin e serbëve jashtë vendit dhe për të rritur numrin e tyre. Në shenjë proteste ai edhe kësaj here u largua  nga mbledhja duke shtuar se do të jetë i vëmendshëm për sa i përket aplikacioneve të cilat do t’i sjellë OSBE-ja nga Serbia.

Edhe kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç paraditen e së martës ka bërë një deklaratë ku ka kërkuar që të shtyhet afati për regjistrimin e votuesve serbë të cilët jetojnë jashtë Kosovës.

Top Channel