Të paktën 44 persona mbetën të vrarë kur dy autobuzë u përplasën pranë qytetit iranian të Qomit, informuan mediat lokale.
Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës, kur goma e një autobuzi shpërtheu ndërsa mjeti ishte duke qarkulluar me shpejtësi të lartë.
Si rrjedhojë e humbjes së kontrollit, autobuzi në fjalë u përplas me një tjetër autobuz që lëvizte në drejtim të kundërt.
Dhjetëra udhëtarë të plagosur u shoqëruan në spitalet e zonës e bilanci i të vdekurve nuk është përfundimtar.
Irani ka një prej statistikave më të këqija të sigurisë në rrugë, ndonëse në vitet e fundit janë regjistruar disa përmirësime.
Në vitet 1990, sipas “Agence France Presse” mesatarisht 28 mijë persona mbeteshin të vrarë çdo vit në aksidente, në një vend me vetëm 4 milionë automjete në qarkullim.
Top Channel