Iggy Azalea, “topless” në videoklip

10/09/2013 00:00

Iggy Azalea është një repere australiane pak e njohur për publikun europian, por pas publikimit ditën e hënë të videoklipit të saj ‘Change Your Life’, 23-vjeçarja me siguri do të fitojë famë.

Pse? E thjeshtë: në këtë videoklip Iggy shfaqet “topless” duke dalë nga një pishinë.

Shumica e komenteve në Youtube kanë qenë të mendimit se videoklipi i ngjan më shumë një videoje porno. Një komentues shkruan: “Kjo vajzë duhet të mendojë t’i futet pornos pasi muzika e saj është më e shëmtuar se trupi i saj.”

Iggy Azalea do të nxjerrë në treg albumin e saj të parë me titull ‘The New Classic’ në fund të këtij viti dhe hapat e parë në muzikën e sotme, ku këngëtaret po zhvishen gjithmonë e më shumë, duken jashtëzakonisht “premtues”.

 

Top Channel