Tjetër atentat në Tiranë

09/09/2013 22:10

Një atentat, që mendohet se ishte organizuar për të vrarë një të ri nga Tirana, i ka marrë jetën aksidentalisht një gruaje, ndërkohë që ka dyshime të forta se personi, që ishte objektivi, ka mbetur i plagosur rëndë.

Viktima e ngjarjes së radhës është shtetësja Majlinda Hoxha, ndërsa personi që mbeti i plagosur rëndë quhet Elidon Fusha.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-bllokut, një nga zonat më të populluara gjatë orëve të natës në kryeqytet.

Policia, në rrugë jo zyrtare, raporton se personi i plagosur njihet si një ndër njerëzit e përfolur tre vite më parë për një ngjarje tjetër kriminale. Konkretisht, i plagosuri ka dyshime se është përfolur për një plagosje në vitin 2009.

Top Channel