Sulmi, Administrata, fushatë për të bindur publikun

09/09/2013 00:00

Administrata Barack Obama vazhdon fushatën e bindjes së publikut
publikun për domosdoshmerinë e ndërmarrjes së veprimeve ndëshkuese
ushtarake kundër regjimit sirian.

Zyrtarë të larte te saj shfrytëzuan transmetimet e medias dy ditë para se Presidenti Obama të flasë para kombit për të nxitur Kongresin te mbeshtese planin e sulmit. Shefi i Stafit të Shtëpisë së Bardhë Denis McDonough, sipas Zerit te Amerikes, përsëriti të njëjtin mesazh në një numër emisionesh televizive, përfshirë emisionin ‘Fox News Sunday’.

“Assadi përdori armë kimike kundër popullit të vet”, u shpreh ai. Pyetja që i shtrohet Kongresit tani është: a do të ketë pasoja për një diktator që përdor armë të tilla për të vrarë me gaz helmues qindra fëmijë?”

Sulmi ndaj Sirise ka perbere boshtin e fjalimit te perjashvshem te presidentit te shtunen, ndersa lidhur me kete çeshtje foli në programin e rrjetit ‘CBS”,”Face The Nation” edhe ligjvenesi republikan Mike Rogers.

Sondazhet tregojne se shumica e amerikaneve, te lodhur nga konlifktet ne Afganistan e Irak, i kundershtojne operacionet ushtarake ne Siri. Ne Dhomen e Perfaqesuesve te kontrolluar nga republikanet, vetem një përqindje e vogël ligjvënësish eshte shprehur pro planit te Obames. Për momentin, nuk është e qartë nëse një rezolutë që autorizon përdorimin e forcës do të miratohet në Dhomat e Kongresit apo se çfarë pasojash do të ketë një përgjigje negative.

Top Channel