Martohet këngëtari Ligabue
					 09/09/2013 00:00					
				
				
								
			Luciano Ligabue është martuar në fshehtësi të plotë të shtunën në mbrëmje me ish-fizioterapisten e tij, Barbara Pozzo.
Këngëtari i famshëm italian ka organizuar darkën në vendlindjen e tij, Correggio të Reggio Emilia, në prani të 50 personave.
Ligabue, i cili ka publikuar ditët e fundit këngën e tij më të re “Il sale della terra” dhe që në muajin nëntor do të nxjerrë albumin e ri, ka mbajtur gjithçka sekret. Në ceremoni çifti është paraqitur me veshje “casual” për të mos rënë në sy dhe dëshmitarë kanë qenë vetëm motra e nuses dhe vëllai i këngëtarit.
Ndërsa festa në darkë ka pasur të pranishëm vetëm familjarët e çiftit dhe muzikantët e bandës së Ligabues.
Top Channel