Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Kosovë, Dardan Gashi mori të hënën vendim për mbylljen dhe ndalimin e përkohshëm të të gjitha aktiviteteve në monumentin e natyrës me rëndësi të veçantë, Shpella e Gadimës, në komunën e Lipjanit.

Siç njofton ministria, vendimi u mor për shkak të veprimtarive të palejuara që po rrezikojnë karakteristikat dhe vlerat e kësaj pasurie kombëtare. Mbyllja e përkohshme u vendos si masë e përgjithshme për mbrojtjen e monumentit.

Përgjatë kësaj kohe, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të themelojë Drejtorinë për Administrimin e Monumentit të Natyrës me Rëndësi të Veçantë, që do të ushtrojë veprimtarinë në pajtim me ligjin për mbrojtjen e natyrës.

Top Channel