Itali, debat për dëbimin e Berlusconit

09/09/2013 00:00

Parlamenti italian po debaton nëse ish-kryeministrit Silvio Berlusconi duhet t’i hiqet vendi i tij në Senat, pas dënimit të tij nga gjykata për shmangie të taksave.

Nëse ai e humbet vendin, atëherë ka gjasa që ky episod të pasohet nga një revoltë e anëtarëve të partisë së tij Populli i Lirisë, që mund të çojë në rrëzimin e koalicionit të brishtë qeveritar.

Çështja po shqyrtohet nga një komision parlamentar, të cilit mund t’i duhen disa javë për të marrë një vendim. Gjykata Supreme konfirmoi muajin e kaluar dënimin e tij dhe i ndaloi mbajtjen e funksioneve publike muajin e kaluar.

Miliarderi 76-vjeçar u shpall fajtor në cilësinë e ideatorit të një skeme të gjerë shmangiesh të taksave për perandorinë e tij mediatike Mediaset dhe u dënua me 4 vjite burg, të konvertuara në arrest shtëpie për shkak të moshës.

Diskutimet në senat janë të bazuara në një ligj të vitit 2012 që thotë se, kushdo që dënohet më shumë se dy vjet me burg nuk mund të mbajë më poste publike.

Zoti Berlisconi argumenton se ai është dënuar gabimisht dhe se në vend të fajtorit ka qenë viktimë e një motivimi politik të gjykatësve që trajtuan procesin e tij. Ai thotë gjithashtu se “ligji Severino”, që mund ta përjashtojë atë, në retrospektivë nuk mund të aplikohet.

Avokatët e tij duan që proçedimi të shtyhet derisa Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut të vendosë nëse vendimi i gjykatës italiane është i vlefshëm.

Top Channel