Të jetojnë 365 ditë duke braktisur të gjitha prodhimet dhe shpikjet që të lehtësojnë jetesën në 26 vitet e fundit.
Ky është basti i vënë nga familja kanadeze, McMillan që është kthyer në vitin 1986, sic thonë ata, për të përjetuar dhe zbuluar edhe njëherë tjetër vlerat e një tjetër kohe.
Zgjedhja për t’u kthyer pikërisht 26 vite pas në kohë nuk është e rastësishme. Pikërisht në këtë vit, cifti kanadez, Blari dhe Morgan kanë lindur. Por vec kësaj, ata thonë se sfida e vërtetë është mundësia për dy fëmijët e tyre, 5 dhe 2 vjeç për të jetuar për një periudhë të shkurtër jashtë diktaturës së teknologjisë.
Dhe sigurisht, për t’iu përshtatur kohës, 26-vjeçari ka zgjatur flokët dhe ka lënë mustaqe, një look i zakonshëm i atyre viteve. Po përvec kësaj pas në kohë janë kthyer edhe objektet e tjera shtëpiake.
Në banesë mungon celulari, iPad, apo kompjuteri, televizori është analog, muzika dëgjohet me anë të një magnetofoni në radoi ose me kasetë me shirit, fotot bëhen me anë të një aparati me film dhe në udhëtime s’përdoret GPS, por një hartë topografike.
“Gjithcka nisi një ditë kur i kërkova fëmijëve të mi të vinin të luanim në oborr. Por përgjigjja e tyre ishte se nuk kishin dëshirë dhe se do të luanin në iPad. Kjo më goditi sepse kur isha në moshën e tyre, pjesën më të madhe të kohës e kaloja në ajër të pastër. Kështu kuptova se sa ndryshe është fëmijëria e sotme dhe mendova që të paktën për një vit, fëmijët e mi të jetonin dhe të argëtoheshin në të njëjtën mënyrë si ne në epokën tonë”, thotë Blair.
Kur Blair i propozoi bashkëshorte së tij, Morgan këtë ide, ajo fillimisht mendoi se ishte një çmenduri, por kur dëgjoi më pas arsyetimet e tij, vendosi që të mbështesë.
“Mbaj mend një ditë para se të nisnim këtë sfidë. Isha e demoralizuar dhe nuk kisha aspak dëshirë të mbyllja profolin tim në Facebook. Por tani e kuptoj se sa e bukur është jeta të dalësh jashtë celularit. Ky ndryshim i bëri mirë familjes sonë. Sot ndjehemi më të bashkuar se kurrë dhe flasim më shumë me njëri-tjetrin”, thotë Morgan.
Top Channel