Brazil, protestat prishin Ditën e Pavarësisë

08/09/2013 00:00

Protestat në Brazil kanë prishur festimet e Ditës së Pavarësisë pasi njerëzit kanë dalë në rrugë për të kërkuar shërbime më të mira publike dhe luftë ndaj korrupsionit.

Në Rio de Zhaneiro, 200 persona ndërprenë paradën ushtarake të 7 shtatorit duke bërtitur kundër qeverisë. Ata u përplasën me policinë dhe dhjetëra prej tyre u arrestuan.

Edhe në kryeqytetin Brazilia, aty ku presidentja Dilma Rousseff mbajti fjalim, pati probleme të vogla.

“Ka ende shumë punë për të bërë. Kemi probleme urgjente që kanë nevojë për zgjidhje dhe populli ka të drejtë të kërkojë ndryshime. Por, vendi ka bërë progres si kurrë më parë në vitet e fundit”, u shpreh Rousseff.

Demonstrues pati edhe jashtë stadiumit “Mane Garrincha” para se të niste miqësorja Brazil-Australi.

Top Channel