Afganistan, sulm shërbimit inteligjent

08/09/2013 00:00

Të paktën katër pjesëtarë të inteligjencës afgane humbën jetën pas sulmit vetvrasës me bombë në zyrat qendrorë të këtij shërbimi në provincën e Uardakut.

Sic njoftohet nga autoritetet vendase sulmi ishte i mirëkoordinuar dhe në total ishin 6 kamikazë. Por vetëm njëri prej tyre mundi të hedhë veten në erë brenda zyrave qendrore të shërbimit të inteligjencës, ndërsa 5 të tjerë u qëlluan për vdekje në distancë.

Raportohet se numri i plagosurve si pasojë e shpërthimeve është të paktën 100, pjesa më e madhe e të cilëve civilë.

Në një ngjarje tjetër, raportohet se avionët e NATO-s vranë 15 vetë gjatë një bombardimi në provincën lindore të Kunarit. Nëntë prej viktimave thuhet se janë civilë. Por një zëdhënës i NATO-s, tha për BBC se gjatë sulmit janë vrarë 10 militantë dhe s’kishte raportime për viktima në civilë.

Top Channel