Afganistan, NATO vret 9 civilë

08/09/2013 00:00

Një sulm ajror i NATO-s gjatë ditës së shtunë në provincën afgane të Kunarit ka vrarë 15 persona, përfshirë këtu 9 civilë të pafajshëm. Kjo sipas zyrtarëve afganë, pasi zëdhënësja e NATO-s ka bërë të ditur se nga sulmi janë vrarë10 rebelë dhe asnjë civil.

Vdekjet e njerëzve të pafajshëm kanë qenë gjithmonë burim tensioni mes Afganistanit dhe NATO-s.

Trupat e Aleancës do të largohen nga Afganistani në fund të vitit 2014 dhe gradualisht po ia kalojnë përgjegjësitë forcave afgane, të cilët kanë marrë nën kontroll 90% të operacioneve të sigurisë.

Por, forcat ajrore afgane nuk janë në nivelin e duhur e për këtë arsye NATO luan ende rolin kryesor në operacionet nga ajri, të cilat janë të nevojshme në terrenet malore.

Top Channel