Bisedimet Afganistan-Pakistan

07/09/2013 00:00

Pakistani liroi shtatë talebanë që mbaheshin të burgosur, si pjesë e përpjekjeve për të shtyrë përpara bisedimet e paqes me Afganistanin.

“Lirimi i të arrestuarve u bë për të lehtësuar bisedimet e paqes me Afganistanin”, deklaroi Ministria e Jashtme pakistaneze në një komunikatë për mediat.

Urdhëri për lirimin e tyre mbërriti pak ditë pas vizitës në Islamabad të presidentit afgan Hamid Karzai.

Kryeministri pakistanez Navaz Sharif deklaroi se Pakistani dëshiron të ndihmojë procesin e paqes dhe stabilizimit të marrëdhënieve në rajon dhe vecanërisht me Afganistanin.

Marrëdhëniet mes Pakistanit dhe Afganistanit prej vitesh kanë qenë të tensionuara. Dy vendet kanë pretendime territoriale ndaj njëra-tjetrës në zonën kufitare, ndërsa nuk kanë munguar as akuzat ndaj qeverive respektive për financim të terrorizmit.

Top Channel