“Assange nuk do ta pëlqejë filmin për Wikileaks”

07/09/2013 00:00

Julian Assange ka pak gjasa që ta mirëpresë filmin për Wikileaks, që ka hapur edhe Festivalin e Filmit në Toronto. Këtë e ka thënë aktori protagonist i filmit në fjalë, Benedict Cumberbatch.

“Unë nuk jam tip që vë baste, por kam përshtypjen se ai nuk do ta mbështesë filmin”, tha ai për gazetarët.

I njohur për interpretimet në serialin britanik “Sherlock” dhe filmin spiunazh “Tinker, Taylor, Soldier, Spy”, Cumberbatch ka refuzuar të japë një mendim kur është pyetur se si mund të mbyllet çështja e Assange.

 “Kush e di? Është shumë e komplikuar dhe unë nuk jam një ekspert ligjor”, ka thënë ai.

Assange ndodhet në ambasadën ekuadoriane në Londër prej më shumë se një viti, pasi iu garantua azil politik. Ai kërkohet nga autoritetet suedeze me pretendimet se ka dhunuar një grua dhe ka ngacmuar seksualisht një tjetër gjatë një vizite në Stokholm, në gusht të 2010-ës.

“Nuk dua të jap një version të asaj që mund apo do të ndodhë. Gjithçka po bëhet me dyer të mbyllura dhe unë nuk kam akses tek ndonjë informacion që mund të hedhë dritë mbi të vërtetën”, ka thënë më tej Cumberbatch.

Top Channel