Ankesat për zgjedhjet në Kosovë, PDK dhe Lista Serbe kërkojnë rishqyrtim të rezultatit të zgjedhjeve Dy ditë pas aplikimit zyrtar të subjekteve politike për regjistrim në
Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi
paralajmëroi se sa i përket këtij procesi qeveria e tij do të mbështesë
të gjitha vendimet ligjore dhe kushtetuese të KQZ-së.
Në mbledhjen e radhës së kabinetit qeveritar Thaçi shtoi rëndësinë që sipas tij kanë zgjedhjet e 3 nëntorit pas ato do të mbahen në gjithë territorin e Kosovës.
“Qëndrimi i Qeverisë së Kosovës sa i përket regjistrimit të partive politike, mbështetja e Qeverisë dhe i imi personalisht është mbështetje për Komisionin Qendror Zgjedhor të Republikës së Kosovës dhe ne mbështesim çdo vendim që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Ligjet e Kosovës”, tha Hashim Thaçi.
Kryeministri kosovar njoftoi kabinetin qeveritar për takimin e radhës me homologun e tij serb. Ai tha se qëllimi i këtij takimi është që të përmbyllet marrëveshja për telekomin dhe energjinë.
“Këtë të diel do të zhvillohet takimi i radhës në mes të dy kryeministrave të Kosovës dhe atij të Serbisë, në Bruksel të udhëhequr nga baronesha Ashton. Qëllimi i këtij takimi është që të përmbyllet marrëveshja për telekomunikacionin dhe energjinë, besoj që do të përmbyllet me sukses. Kosova i ka kryer të gjitha obligimet e veta që i ka pasur për t’i përmbyllur edhe ato teknike, funksionale edhe politike po ashtu edhe BE-ja. Qëndrimi i Kosovës dhe i BE-së është identik sa i përket këtyre çështjeve, ndërsa unë dua të besoj se edhe Serbia do të marrë vendim pozitiv për aprovimin e këtyre dy marrëveshjeve”, u shpreh Thaçi.
Qeveria e Kosovës në këtë mbledhje miratoi projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik si dhe projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtarëve të Lartë Publike dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë.
Top Channel