Upton pozon për 100-vjetorin “Vanity Fair”

06/09/2013 00:00

Me një tortë në dorë dhe qiri të ndezur modelja Kate Upton është shfaqur në numrin e fundit të revistës prestigjoze “Vanity Fair”.  

Kjo është kopertina e rezervuar me rastin e 100-vjetorit të revistës amerikane, ku e përkëdhelura e fatit është pikërisht bukuroshja Upton, e cila është bërë edhe imazhi i revistës për këtë numër special.

Ajo shfaqet me flokë të verdha me onde, me buzë në ngjyrë të kuqe dhe duke mbajtur si aksesore vathë diamanti. Mediat e kanë komentuar jo pak ngjashmërinë e bukuroshes me ikonën e bukurisë, Marylin Monroe për shkak të sensualitetit mes dy vajzave.

Fotot janë realizuar nga fotografja Annie Leibovitz, ndërsa vetë Upton duket se nuk e ka aspak të vështirë të sjellë në kopertinë një femër joshëse si Monroe.

Sipas drejtuesve të revistës veshja dhe look-u janë zgjedhur qëllimisht frymëzuar nga vitet ‘50, duke theksuar se pa dyshim ky është urimi më seksi për ditelindje në historine e “Vanity Fair”.

Top Channel