SHBA-Britani, prova të reja për përgjimet

06/09/2013 09:15

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe raportohen se përdorin një teknologji të specializuar për çkodimin e llogarive bankare online, të dhënave mjekësore dhe komunikimit personal.

Denoncimi i Edëard Snowden mbi aktivitetin e Agjensisë së Sigurisë Kombëtare dhe homologes së saj britanike ishte i parë që hodhi dyshimet mbi ekzistencën e këtij programi.

Programi në gjendje të zbulonte fjalëkalimet dhe të dhënat e tjera personale shënjestronte kryesisht faqet më të përdorura, si “Google”, “Facebook” dhe “Yahoo”.

Sipas “BBC”, provat për ekzistencën e këtij programi, për të cilin që prej vitit 2000 janë investuar miliarda dollarë nga Uashingtoni për ta vënë në funksion, janë të sigurta.

Në dokumente të publikuara njëkohësisht në “New York Times”, “The Guardian” dhe “ProPublica” zbulohet se emri i koduar i programit është “Bullrun”, sipas emrit të një beteje pjesë e luftës civile në SHBA.

Në Britani, emri i programit mësohet se është “Edgehill”, sipas angazhimit të parë serioz në luftën civile angleze.

Top Channel