Ministri iranian uron hebrenjtë për vitin e ri
06/09/2013 00:00
Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif uroi nëpërmjet profilit të tij zyrtar në Tëitter gjithë hebrenjtë për vitin e tyre të ri.
Zarif tha për agjencinë e lajmeve “Tasnim” se u kishte dërguar një urim të gjithë hebrenjve për festën “Rosh Hashana”, që njihet si viti i ri i hebrenjve.
Më tej, ministri në përgjigje të postimeve është distancuar nga deklaratat anti-Holokaust të ish-presidentit Mahmud Ahmedinexhad.
Mediat flasin se një urim për vitin e ri hebre ka dërguar edhe presidenti i ri iranian, Hasan Rouhani.
Në Iran jeton një komunitet prej 25-80 mijë hebrenjsh dhe korespondentët thonë se dërgimi i një mesazhi nga ana e zyrtarëve iranianë nuk duhet parë me habi.
Top Channel