Kina, kontroll edhe motit

06/09/2013 00:00

Një plan kombëtar për të pushtuar natyrën, për të ndërhyrë në kushtet atmosferike duke sjelle shi, stuhi, breshër apo dëborë.

Këtë objektiv synon te arrije qendra e administrates metereologjike per ndryshimin e motit ne Pekin. “Shiu artificial” është një projekt mbi të cilin shkencëtarët punojnë prej dekadash të tëra tashmë, e ka pasur shumë eksperimente vetëm se në nivel lokal.

Kete here, Kina kerkon ta aplikoje ne pothuajse te gjithe territorin e gjere te saj. Per kete ka investuar plot 1,1 miliarde juane apo 130 milione euro per ndertimin e sistemit te nderhyrjes ne verilindje, i cili do te pasohet shume shpejt edhe nga gjashte te tjere ne pjese te ndryshme te vendit.

Korriku dhe gushti kane qene muaj te perveluar, me te nxehtet qe prej 1951-shit. Per te ndihmuar qytetaret e rajoneve qendrore dhe jugore eshte vene ne pune sistemi i njohur tashme si “mbjellesi i reve” e qe funksionon ne kete menyre: ne qiell leshohen substanca te afta te koagulojne molekulat e ujit, duke i shnderruar ne pika shiu, te renda mjaftueshem sa per te rene ne toke.

Realizimi i nje nisme te tille perfshin perdorimin e disa topave siç ndodhi ne muajin korrik, kur u regjistruan gati 16.000 te shtena artilerie. per te bombarduar rete me jodur argjenti jane perdorur edhe avione. Kostoja totale e ofensives se korrikut ishte 25 milione euro. Shkencetaret vendas jane te bindur se perpjekja e tyre nuk ishte e kote: ne provincat e zhuritura te Hunanit dhe Zhexhiangut, pas nderhyrjes, temperaturat pesuan renie.

Por ata kembengulin megjithate se “mbjellja e reve sherben vetem per te aktivizuar kushtet atmosferike ne menyre qe te shtohet shiu, dhe jo per ta krijuar ate”.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB