Policia gjermane bastisi dy komunitete fetare në Bavari, të cilat i përkisnin një sekti të krishterë, duke larguar prej tyre 40 fëmijë që frekuentonin kishat.
Reagimi i ashpër i policisë erdhi pas dyshimeve të reja, të ngritura në kuadrin e një hetimi për abuzimin me fëmijët nga ana e sektit të “12 Tribuve”.
Lajmi u raportua të premten nga e përditshmja gjermane “Der Spiegel”.
Dëshmitarë thanë se bastisja dhe largimi i fëmijëve u realizuan nga policia pa rezistencë nga ana e drejtuesve të sektit, të cilët i kanë mohuar akuzat.
Megjithatë, sekti i krijuar në Shtetet e Bashkuara ka pranuar se beson në “ndëshkimin fizik”, si metodë për të edukuar fëmijët e pabindur.
Sekti në fjalë, i cili ndjek mësimet e Testamentit të Vjetër dhe të Ri si fjala e drejtëpërdrejtë e Zotit, është konfliktuar edhe më parë me autoritetet, sidomos pas refuzimit të dërgimit të fëmijëve në shkollat publike gjermane.
Top Channel