Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin
Ekonomia amerikane vazhdon rimëkëmbjen ndërsa të dhënat treguan që në muajin gusht, numri i amerikanëve të papunë ra nga 7.4 në 7.3 përqind.
Sipas Departamentit të Punës, 169 mijë amerikanë, të regjistruar si të papunë, u punësuan vetëm në muajin gusht.
Shifrat ishin më të vogla nga parashikimet e analistëve, megjithatë sërish mbeten pozitive. Departamenti i Punës tha se pritej që në gusht të hapeshin 180 mijë vende të reja pune, por kjo shifër nuk u arrit për shkak se shumë amerikanë ndaluan së kërkuari punë në këtë muaj.
Shifrat publikohen para takimit të bordit drejtues të “Federal Reserve” ku pritet të ndalen stimujt e rimëkëmbjes ekonomike. “Federal Reserve” blen 85 miliard dollarë asete cdo muaj për të mbështetur ekonominë, por figura drejtuese të bankës kanë lënë të kuptohet se brenda pak javëve, këto stimuj do të ndërpriten, ose të paktën do të reduktohen.
Ndërkohë, Departamenti i Punës rivlerësoi edhe njëherë numrin e të punësuarve në muajin korrik duke e ulur atë nga 162 mijë në 104 mijë, shifra më e ulët ndër që prej një viti.
Top Channel