Turqia: Mbështesim sulmet

05/09/2013 00:00

Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdoan e theksoi edhe një herë të
mërkurën se Ankaraja do të jetë pjesë e një koalicioni ndërkombëtar
kundër Sirisë, pa sqaruar megjithatë nëse ky angazhim përfshin edhe
ndërhyrjen ushtarake. 

Në territorin e Turqise ndodhet një bazë e rendesishme e perdorur nga Shtetet e Bashkuara, ndersa ajo vete dihet se ka një forcë te fuqishme ajrore. Por partitë opozitare në vend janë kundër pjesëmarrjes në një operacion ushtarak dhe sipas anketave, publiku mbetet thellësisht mosbesues për një angazhim të mundshëm në konflikt.

Fqinjet e Sirise e kane ndjere te gjithe impaktin e luftes civile ne kete vend, por kendveshtrimi turk konsiderohet i nje rendesie kyce per faktin se ankaraja eshte aleate e Shteteve te Bashkuara e anetare me peshe e NATO-s.

Turqia u perball me eksodin me te madh te sirianeve qe i largoheshin konfliktit, brenda territorit te saj ka pasur sulme te cilat Erdogan ia atribuon personave te lidhur me regjimin e Assad-it e mes dy vendeve, jane shenuar edhe incidente nderkufitare.

Por edhe ajo mund te kete arsye per t’u shqetesuar. Sipas ‘Bloomberg’, rrezimi i Assad-it mund t’i jape krahe kurdeve qe perbejne minoritetin me te madh etnik ne Turqi, e te shtoje aspiratat e tyre per veteqeverisje duke i cuar pertej asaj qe Erdogan eshte i gatshem te ofroje mbeshtetur ne procesin e paqes.

Sipas eksperteve, edhe autorizimi i përdorimit të hapësirave ajrore dhe bazave për goditje të mundshme amerikane do te ishte me rrezik per Turqine, sepse le te hapur shtegun e hakmarrjes nga Damasku.Nga ana tjeter, vetem tre muaj me pare vendi u trondit nga protestat me te medha kunder qeverise prej dekadash te tera dhe pjesemarrja e saj ne nje sulm ndaj shtetit fqinje, mund te shkaktoje nje tjeter reagim te forte te publikut.

Top Channel