“Siria” në samitin e G20-ës

05/09/2013 00:00

G20-ta i nisi takimet 5 vjet më parë, kur kriza ekonomike ishte në
kulmin e saj. Por tani që ajo është vënë disi nën kontroll, në plan të
pare ka dalë politika, e cila do të mbizotërojë samitin e sivjetshëm në
Shen Pjetërburg.

Lideret e G20-tes, perfaqesues te 80% te ekonomise boterore, mblidhen mes mosmarreveshjesh te thella mbi nderhyrjen ushtarake ne Siri. Per 40 vjet rresht, Damasku ka qene klient i Moskes dhe presidenti rus Vladimir Putin, nje dite para bisedimeve paralajmeroi se çdo veprim qe nuk ka autorizimin e Kombeve te Bashkuara, do te perbeje “akt agresioni”.

Shefi i Shtepise se Bardhe Barak Obama nga ana tjeter nga ana tjeter deklaron eshte ne loje besueshmeria e te gjithe komunitetit nderkombetar. Edhe pse pritet te perbeje fokusin e samitit, ceshtja e Sirise nuk eshte zyrtarisht ne axhenden e tij. Per kete arsye, diskutimet mbi temen ne fjale do te jene informale. Por menyra sesi kombet do te rreshtohen per nderhyrjen, do te hedhe drite mbi ate qe do te jete skenari i krizes ne vazhdimesi.

Ne krah te Rusise do te dale padyshim Kina, duke pasur parasysh edhe lehtesine me te cilen e ka vendosur veton e saj ne te kaluaren ndaj cdo perpjekjeje te Keshillit te Sigurimit per te ushtruar presion mbi qeverine e Bashar al Asadit.

Pekini vazhdimisht i meshon idese per zgjidhje politike te ngercit. Kendveshtrimi i Indise dhe Indonezise eshte me i veshtire per t’u identifikuar. Te sigurte, Obama ka mbeshtetjen e presidentit te Frances, Hollande, ndersa per shkak te votimit ne parlamentin britanik javen e kaluar, nga David Cameron do te kete vetem perkrahje diplomatike.

Turqia ka qene prej kohesh ne favor te nderhyrjes ne Siri dhe Arabia Saudite eshte pjese e koalicionit te gjirit qe eshte shfaqur mjaft aktiv ne mbeshtetjen e rebeleve siriane. Te tjere aleate perendimore ne diskutim jane Kanadaja, Australia, Koreja e Jugut dhe Japonia, ashtu si dhe Gjermania e lideret e Bashkimit Europian.
Por qendrimet e tyre te ndryshme lidhur me pyetjen e veshtire te goditjes ose jo te Sirise, me te gjithe gjasat do te evidentohen akoma me shume. Italia, e pranishme dhe ajo ne tryezen e G20-tes, e ka bere tashme te qarte kundershtine e saj.

Top Channel