SHBA, shitjet e makinave rriten sërish

05/09/2013 00:00

Shitja e makinave në Shtetet e Bashkuara regjistroi në muajin gusht
rritjen e radhës për të gjashtin vit rresht, me konsumatorët që kanë
rritur besimin tek rimëkëmbja e ekonomisë.

Shitjet u rritën me 17 për qind krahasuar me një vit më parë, ose me 1.5 milion automjete më shumë. Kjo do të thotë se janë shitur rreth 16 milionë makina në vit.

Prodhuesit japonezë të makinave si “Toyota”, “Honda” dhe “Nissan” të gjithë rritën shitjet me mbi 20 për qind. Edhe ata amerikanë si “Ford”, “General Motors” dhe “Chrysler” patën gjithashtu një dyfishim të shifrave.

Rritja ekonomike amerikane ka kapur një ritëm që tregon se ekonomia më e madhe e botës mund të jetë rikthyer në shtegun e duhur.

Shifrat e rishikuara të publikuara muajin e kaluar treguan se ekonomia e SHBA u rrit me 2.5 për qind në rang vjetor, në tremujorin e dytë të vitit, më shumë se dyfishi i regjistruar në tremujorin e mëparshëm.

Mustafa Mohatarem, ekonomist në “General Motors” deklaron se ritmi i fortë i shitjeve reflekton themelet e forta të ekonomisë. Shtetet e Bashkuara përbëjnë tregun e dytë më të madh në botë për shitjen e automjeteve.

Gjithësesi, sektori pësoi një lëkundje në vitet 2008-09, si pasojë e krizës financiare globale, që solli një rënie të ndjeshme të ekonomisë dhe një rritje të nivelit të papunësisë në vend.

Top Channel