“Ringjallet” Kim Kardashian
05/09/2013 00:00
Është bërë nënë për herë të parë në muajin qershor pasi lindi një vajzë së cilës i vuri emrin North West (Veri Perëndim) dhe duket se me rolin e ri Kim Kardashian ka vendosur të përshtasë një pamje të re.
32-vjeçarja ka lyer flokët në ngjyrë të verdhë duke u ndarë nga ngjyra e errët me të cilën jemi mësuar ta shohim.
Kjo nuk është hera e parë që Kim Kardashian bëhet bjonde. Një “look” të tillë ia kemi parë në vitin 2009, kur mori pjesë në ‘Teen Choice Awards’.
Mendohet se Kim Kardashian ka humbur rreth 15 kilogramë që nga lindja, por veshja që kishte zgjedhur për të dalë në publik nuk lejonte të dukeshin format e paslindjes.
Top Channel