“Ku është Brad kur kam nevojë për të?”

05/09/2013 00:00

Një “stuhi” entuziazmi është parë natën e së mërkurës në aeroportin e
Los Anxhelesit, teksa ka kaluar aktorja Angelina Jolie dhe fëmijët e
saj.

38-vjeçarja dukej me një lëkurë të lëmuar e pa rudha, teksa mbante përdore binjakët Knox dhe Vivienne, 5 vjeç, për në terminal.

Fëmijët e saj të tjerë, Zahra, 8 vjeç, Pax 10, Shiloh 7 dhe Madox 12 vinin pas tyre. Mësohet se Jolie po shkon me familjen e saj në Australi për të drejtuar xhirimet e filmit të ri të saj, “Unbroken”.

Por partneri i Jolie, Brad Pitt, nuk hipi në bordin e “Quantas” me familjen e tij, bën të ditur “Sydney Morning Herald”. Ai ndodhet në një fshat të Anglisë për filmin e tij “Fury”, me temë Luftën e Dytë Botërore.

Mendohet se aventura e familjes në anën tjetër të botës do të zgjasë tre muaj.

“Unbroken” tregon historinë e vërtetë të kampionit olimpik dhe heroit të luftës Louie Zamperini, që mbijetoi 47 ditë pa ushqim dhe ujë kur avioni i tij luftarak u rrëzua në Paqësor në vitin 1943.

Ai u mbijetoi sulmeve të peshkaqenëve, atyre ajrore dhe urisë para se të kapej nga marina japoneze dhe të dërgohej në një kamp të burgosurish lufte.

Top Channel