BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president Të paktën 102 subjekte politike, 18 prej të cilave serbe, aplikuan për
çertifikim në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit.
Sipas raportimeve të mediave kosovare, disa nga partitë aplikuan në orët e vona të së mërkurës, pranë limitit kohor të caktuar. Ndër to është edhe Lista e Përbashkët Serbe.
Zyra për regjistrimin e partive politike ka 15 ditë afat për kontrollin e dokumentacionit, ndërsa më 19 shtator do të hidhet shorti për renditjen e subjekteve në fletëvotim.
Në fillim të muajit, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 3 nëntorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë votoi për heqjen e stemës së Republikës së Kosovës nga fleta e votimit.
Propozimin e solli anëtari serb i KQZ-së, Goran Zdravkoviç, i cili po kështu propozoi edhe ndryshimin e përmbajtjes së dokumenteve të tjera, si libri i nënshkrimeve, listën e kandidatëve të subjekteve politike, formën e konfirmimit të kandidatëve, etj.
Votimi i këtyre dokumenteve nxiti reagimin e ashpër të dy anëtarëve të KQZ-së, Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje dhe Fadil Maloku nga Aleanca Kosova e Re, të cilët u shprehën kundër propozimit duke thënë se ky është një vendim i kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç.
Anëtarët e KQZ-së nga radhët e LDK-së kanë abstenuar, ndërsa nga PDK-ja i kanë përkrahur. Ajo që befasoi ishte kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, e cila në të gjitha votimet ka abstenuar. Për këtë ajo u kritikua nga anëtari i PDK-së, i cili e quajti votën abstenim si të papërgjegjshme.
Top Channel