
Në Rusi udhëheqësit e 20 vendeve më të fuqishme të botës u mblodhën në samitin e radhës të këtij lloji, ku ndryshe nga herët e tjera, duket se kryefjala e tij do të jetë Siria.
Përplasja më e madhe është mes Uashingtonit dhe Shteteve të Bashkuara. Presidenti Obama dhe Putin kanë shkëmbyer në distancë qëndrimet e tyre diametralisht të kundërta. Këto qëndrime kanë ftohur ndjeshëm marrëdhëniet mes dy vendeve, aq sa Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov vuri në diskutim “Gjenevën 2”, takimin e radhës SHBA-Rusi për çarmatosjen bërthamore.
Ftohja u pa edhe në takimin mes presidentit amerikan dhe atij rus, organizator i samitit. Obama dhe Putin ndaluan vetëm për pak sekonda, shtrënguan duart e njëri-tjetrit, dhanë një buzëqeshje të sforcuar para mediave dhe në fund, Obama vazhdon në punën e tij.
Top Channel