Gjenerali italian, Salvatore Farina merr të premten drejtimin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

I lindur në vitin 1957, Farina e filloi karierën e tij në vitin 1980, kur përfundoi dhe akademinë ushtarake. Gjatë operacioneve në Ballkan, ai ishte planifikuesi kryesor për vendosjen e njësive të specializuara shumëkombëshe.

Në periudhën 1996-1999 ai ishte i ngarkuar për organizimin dhe udhëzimin e ushtarëve italianë që kishin dhënë kontribut në operacione të ndryshme paqësore në Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Shqipëri, Timorin Lindor dhe në Kogno.

Farina zëvendëson në këtë post gjeneralin gjerman, Wolker Halbauer. Halbauer, i cili e mori detyrën e komandantit të KFOR-it në shtator të vitit të kaluar, deklaroi në konferencën e lamtumirës në Prishtinë se numri i pjesëtarëve të KFOR-it tani për tani nuk do të ndryshojë.

Kontigjenti italian i KFOR-it është i dyti për nga madhësia në Kosovë, pas Gjermanisë, e cila ka më shumë trupa në kuadër të këtij misioni të NATO-s në Kosovë.

Top Channel