Egjipt, atentat ndaj ministrit të Brendshëm

05/09/2013 15:35

Ministri i Brendshëm i Egjiptit, Mohammed Ibrahim, i mbijetoi një sulmi me bombë, që shënjestroi automjetin e tij ndërsa po qarkullonte në kryeqytetin Kajro.

Disa orë pas sulmit, Ibrahim u shfaq në Televizionin Shtetëror Egjiptian për të denoncuar këtë “tentativë të poshtër vrasje”.

Disa truproja, pjesë e autokolonës së tij të sigurisë dhe një fëmijë mbetën të plagosur, nga shpërthimi i ndodhur pranë banesës së ministrit në Nasr.

Askush nuk ka marrë ende përsipër këtë sulm, ndërsa lideri i Vëllazërisë Muslimane, Amr Darrag, theksoi se “dënonte ashpër” atë që kishte ndodhur.

Në rolin e ministrit të Brendshëm, Ibrahim kontrollon policinë e shtetit, e cila është përgjegjëse për një seri arrestimesh ndaj eksponentëve më të lartë të Vëllazërisë.

Top Channel