Rreth 140 minatorë, të cilët ishin ngujuar në thellësi të galerive të një miniere qymyri në Bosnje dhe Hercegovinë pranuan të braktisin grevën dhe të dalin në sipërfaqe, lajmëruan të enjten mediat vendase.

Minatorët ishin futur në grevë si rrjedhojë e mosmarrëveshjeve për pagën dhe kushtet e punës.

Marrëveshja u arrit pas një ndërmjetësimi të Sarajevës zyrtare me kompaninë që operon minierën e ndodhur në afërsi të qytetit të Tuzlës.

Grevistët ishin vendosur në një thellësi prej 250 metrash, në të cilat kishin hequr dorë nga ushqimi dhe ndihma mjekësore.

Minieranë fjalë punëson rreth 1 mijë persona dhe nxjerr më shumë se 600 mijë tonë qymyr në vit.

Top Channel