29-vjeçari përplas për vdekje grabitësit e tij

05/09/2013 00:00

Pamjet e filmuara nga një kamer sigurie në rrugët e Napolit, ku tregohet përplasja për vdekje e dy të rinjev me motor nga ana e një automjeti Smart, po trondisin italianët.

Sipas policisë italiane, ngjarja ka ndodhur më 10 gusht. Dy të rinj me motor “Scooter”, përkatësisht 18 dhe 16 vjeç pasi grabisin një 29-vjeçar largohen menjëherë me motorin e tyre. Por 29-vjeçari i ndjek nga pas me automjetin e tij tip Smart. Në një kthesë ai përplas me dashjë dy të rinjtë, të cilët kanë gjetur vdekjen e menjëherëshme.

I identifikuar më vonë si Leonardo Mirti, 29-vjeçari tashmë ndodhet i arrestuar nën akuzën e vrasjes me dashje.

Top Channel