Nikita Mihalkov, regjisor i famshëm rus, është shpërblyer nga serbët e Zubin Potokut me 6 hektarë tokë, për shkak të mbrojtjes së serbëve të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia shtetërore e lajmeve “Tanjug”, e cila citon zyrtarët e komunës në veri të Kosovës.

Toka i është ndarë për të ndërtuar një fshat filmi, të ngjashëm më atë që regjisori serb Emir Kosturica ka ndërtuar në Serbi.

Mihalkov është një nga regjisorët më të famshëm rus, i cili është i përfshirë në politikën ruse dhe njihet si nacionalist.

“Kosova nuk është vetëm pjesë e një territori, por zemra e ortodoksizmit”, kishte thënë ai në Beograd në vitin 2006, kur ishte takuar me kryeministrin e atëhershëm, Vojisllav Koshtunica.

Shpesh duke bërë thirrje për mbrojtjen e Kosovës, edhe në arsyetimin zyrtar të Zubin Potokut thuhet se “arsyeja e ndarjes së tokës është pasi Nikita Mihalkov, prej dekadash, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra, ka treguar dashuri ndaj serbëve dhe Serbisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA