Senati, draft-rezolutë me kufizime

04/09/2013 03:30

Kryetari i Marrëdhënieve të Jashtme, Robert Menendez, senator demokrat i New Jersey-t, nxiti Kongresin të mbështesë sulmet ushtarake të propozuara.

Por, ai tha se së bashku me senatorin republikan të Tennessee, anëtar të komitetit, Bob Corker, do të rishkruanin draft-rezolutën e administratës së Obamës, për të adresuar disa prej shqetësimeve të shprehura gjatë seancës dëgjimore.

Më vonë, ai lëshoi një deklaratë, ku thoshte se ai dhe Corker kishin negociuar me sukses teksin e ri të projektligjit.

“Së bashku, kemi ndjekur një kurs veprimesh, të cilat i japin presidentit autoritetin e nevojshëm prej tij për të nisur sulmet në kundërpërgjigje të përdorimit kriminal të armëve kimike nga regjimi i Assad kundër popullit sirian, ndërkohë që siguroi se autorizimi do të ishte jo i gjerë dhe i fokusuar, i kufizuar në kohë dhe se Forcat e Armatosura të SHBA-ve nuk do të zbrisnin në terren për dyluftime tokësore në Siri”, tha ai.

“Me këtë marrëveshje, ne jemi vetëm një hap larg dhënies së autoritetit për të vepruar presidentit në interes të sigurisë sonë kombëtare”, shtoi Menendez.

Sipas disa burimeve të shumëfishta demokratike, Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë në Senat do të shqyrtojë draft-rezolutën e rishikuar gjatë ditës së mërkurë. Drafti kufizon autorizimin në 60 ditë, me një opsion për 30 ditë të tjera shtesë, si dhe bën të qartë se nuk do të dërgohen trupa ushtarakë amerikane në terren.

Top Channel