Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin Autoritetet meksikane po hetojnë dyshimet se një grua vrau dy shoferë autobusi javën e shkuar në Ciudad Juarez si hakmarrje për dhunën seksuale ndaj pasagjereve femra.
Sipas mediave lokale, një grua me flokë të verdha është parë dy ditë rresht, të mërkurën dhe të enjten e shkuar, të ngjitet në autobus dhe të ekzekutojë me gjakftohtësi shoferët e tyre.
Edhe dëshmitarët okularë thonë se vrasësja është një grua rreth të pesëdhjetave që mund të jetë duke përdorur paruke. Policia ka nisur një gjueti të vërtetë njerëzore për të dyshuarën, ndërsa në shërbimin urban tashmë janë angazhuar agjentë civilë.
Mdiat lokale theksojnë se kanë marrë postë elektronike nga dikush që quhet “gjahtarja e shoferëve”, ku merren përsipër vrasjet dhe paralajmërohen viktimat të tjera.
Ciudad Juarez u bë i famshëm në vitet ’90 për vrasjet e pazgjidhura të shumë femrave, shumica e të cilave punonjëse fabrikash. Në atë kohë u arrestuan dhjetëra shoferë autobusi për këto krime, por askush nuk u dënua.
Top Channel