Luli Bitri vjen në Tiranë

04/09/2013 00:00

Aktorja Luli Bitri rikthehet në Tiranë për projektin e saj më të ri kinematografik, pas disa cmimeve të marra në kinematografinë europiane, më i fundit ai i dhënë në Napoli në edicionin e 13-të të festivalit dedikuar filmit.

Ndërsa me herët aktorja është vlerësuar për rolin e Alinës në filmin “Dimmi che destino avro” dhe në filmin “Amnisitia” të regjisorit Bujar Alimani, i cili i ka dhuruar asaj cmimin “Aktorja më e mirë” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Vernon të Francës.

E pyetur për këto vlerësime ndërkombëtare, Luli Bitri pohon se sipas saj janë cmime të cilat kanë ardhur natyrshëm si rezultat i vlerësimit për punën e saj.

Bitri u ngjit në skenën e Teatrit të Operas në Romë në fillim të gushtit për të interpretuar rolin e Tereza Stolz, muzës së Giuseppe Verdit. Vepra teatrale u realizua në drejtimin e regjisorit e Michelle Placido, i njohur për publikun shqiptar përmes rolit të tij aq të dashur të komisar Katanit në filmin “Otapodi”.

Ndërsa në Shqipëri Luli Bitri vjen pas ftesës së bërë nga regjisori i ri Kreshnik Saraçi, i cili do ta sjellë atë të interpretojë krah aktorit Ndriçim Xhepa. Bëhet fjalë për filmin me metrazh të shkurtër, i cili do të mbajë titullin ‘Më në fund në shtëpi”.

Top Channel