Serbia thotë se serbët e Kosovës janë unik në pjesëmarrjen në zgjedhjet e Kosovës, me listën e mbështetur nga vetë shteti. Por kështu nuk mendojnë kryetarët e komunave të Mitrovicës dhe Zveçanit.

Ministri pa portofol, Aleksandar Vulin, duke bërë të ditur se serbët do të paraqesin listën e tyre, ka thënë se ka qenë e lehtë marrëveshja për pjesëmarrjen në zgjedhje.

Sipas tij, serbët pasi janë bindur se zgjedhjet janë neutrale, pajtohen për pjesëmarrje. Por, Dragisha Vllashkoviç, kryetar i Mitrovicës dhe Dragisha Milloviç, i Zveçanit, kanë thënë se qëndrimet e tyre janë të qarta.

Vulin është shprehur i bindur se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje pritet të jetë jashtëzakonisht e lartë.

Top Channel