Komisioni i Jashtëm, pro rezolutes së Obamës

04/09/2013 22:45

Perpjekja e Obames per te siguruar mbeshtetjen e Kongresit per
nderhyrjen ne Siri, kaperceu pengesen e pare. Me 10 vota pro e 7 kunder,
komisioni i Marredhenieve me Jashte e çon rezoluten drejt votimit te
plote ne Senat, i cili pritet te mbahet javen qe vjen.

Propozimi lejon perdorimin e forces mbi Siri per 60 dite e le te hapur mundesine qe presidenti ta shtyje ate edhe me 30 dite te tjera.

Dergimi i trupave tokesore mbetet si perhere, jashte diskutimit. Edhe pse kjo eshte nje fitore per Obamen, fati i planit te tij ne Senat eshte i paqarte, ndersa masa duhet te marre edhe aprovimin e Dhomes se Perfaqesuesve.

Deri tani, sipas BBC-se, 23 senatore e kane deklaruar mbeshtetjen e tyre ose te pakten, ka gjasa ta mbeshtesin rezoluten. 16 jane shprehur kunder, ndersa 61 te tjere mbeten te lekundur. Ne rezolute thuhet se nderhyrja e Shteteve te Bashkuara do te ndryshoje situaten ne terren duke krijuar ne Siri kushtet e nevojshme per nje marreveshje te negociuar e cila t`i jape fund konfliktit e te coje drejt krijimit te nje qeverie demokratike.

Senatori demokrat Dick Durbin, nje figure kyce ne komision, deklaroi se kishte votuar kunder luftes ne Irak, por se çeshtja e Sirise eshte krejt ndryshe. “Ajo qe beme sot ishte nje hap ne drejtimin e duhur,- u shpreh ai.-Shpresoj qe ta beje boten nje vend me te sigurte.”

Nje tjeter demokrat megjithate, senatori Tom Udall, votoi kunder mases per te cilen beson se do ta terheqe Ameriken ne luften civile te Sirise. Pese republikane iu bashkuan qendrimit te tij, perfshire Rand Paulin dhe Marco Rubion, qe te dy kandidate te mundshem presidenciale ne 2016-n.

Top Channel