Kolegët diskutojnë për Sirinë, McCain luan poker
04/09/2013 00:00
Argumentet e shtruara në tryezë nuk ishin interesante dhe iPhoni në dorë ishte më tundues.
Kështu, në kohën kur kolegët e tij disktuonin mbi mundësinë e mbështetjes së presidentit Obama për një ndërhyrje në Siri, senatori veteran republikan, Joh McCain zgjodhi të luante poker nga aparati i tij celular.
Ai u “kap mat” nga fotografi i “Washington Post” dhe fotoja shpejt ka zënë faqet e para të mediave online duke ngritur pikëpyetje mbi seriozitetin e diskutimit të krizës siriane në Komisionin e Jashtëm të Senatit amerikan.
Top Channel