Klandestinët në Britani

04/09/2013 23:20

Një raport i fundit ka detyruar opozitën britanike të konkludojë se, qeveria praktikisht i ka dhënë fund luftës së saj kundër emigracionit ilegal, pasi rezulton se punonjësit e emigracionit janë urdhëruar të bëjnë më shumë kujdes për pakësimin e radhëve për kontrollin e pasaportave, nëpër aeroporte apo pikat e kalimit kufitar, se sa ne zbulimin dhe luftën kundër emigracionit ilegal, njofton BBC.

Mungesat e mëdha të stafit të emigracionit dhe një sistem i dështuar për të skanuar elementët kriminalë kanë bërë që kufijtë e Britanisë të jenë në një gjendje kaosi.

Kjo situatë ka bërë që kryetari i Komitetit parlamentar për Çështjet e Punëve të Brendshme, Keith Vaz, të deklarojë se shtetasit e huaj, me precedent penalë jashtë Britanisë, të hyjnë në Britani apo të hyjnë në rrugën e kriminalitetit dhe të largohen disa orë më vonë, pa arritur të kapen.

Edhe nëse policia i kërkon, ata nuk mund të ndalohen, pasi zyrtarët e kufirit nuk kontrollojnë njerëzit që largohen nga Britania.

8% e të huajve, që kapen nga policia metropolitane, kërkohen në vendet e tyre respektive, por arrijnë të futen në Britani të pa shqetësuar.

Sipas shtypit, kërkimet e mauneve që hyjnë në Britani, me të cilat futen shumica e emigrantëve ilegalë në vend, janë pezulluar 22 herë në një afat 3-ditor gjatë prillit të këtij viti, për të përballuar radhët e gjata në pikat e kalimit kufitar, apo për të lejuar stafin e emigracionit për pushimin e drekës, ose mes turneve.

Një numër i madh emigrantësh shqiptarë arrijnë të hyjnë në Britani kryesisht me maune, të nisura nga vendet fqinje si Franca apo Belgjika, apo të nisura edhe nga vende të tjera të BE-së, ku ata mund të udhëtojnë pa viza.

Shumë prej tyre janë nën moshë, ose femra, që kërkojnë azil si minorenë për gjakmarrje apo prostitucion. Ndërkohë, një pjesë jo e vogël hyjnë dhe qëndrojnë në të zezë dhe punojnë ilegalisht, pas krizës në disa vende të tjera të eurozonës, ku një pjesë kanë qëndruar apo jetuar më herët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA