Kinë, zyrtari vdes në hetuesi

04/09/2013 00:00

Një zyrtar kinez, i cili humbi jetën gjatë marrjes në pyetje në hetuesi rezultoi se kishte vdekur si pasojë e mbytjes.

Yu Qiyi ishte kryeinxhinjeri i kompanisë shtetërore “Wenzhou”.

Ai ndërroi jetë në datën 9 prill dhe hetimet e publikuara në mediat ndërkombëtare këtë të mërkurë provuan se hetuesit i kishin mbajtur kokën nën ujë, ndërsa përpiqeshin t’i nxirrnin me forcë informacion.

Foto të publikuara në “Beijing Times” gjithashtu treguan shenja të tjera të keqtrajtimit mbi trupin e viktimës, në të cilën shquheshin qartë disa hematoma të dukshme.

Për Qiyi, një anëtar i Partisë Komuniste dhe drejtues në Grupin e Investimeve “Wenzhou” ishte raportuar më parë zyrtarisht se kishte vdekur si pasojë e një aksidenti.

Top Channel