Irak, 60 viktima nga sulmet me bomba

04/09/2013 00:00

Të paktën 60 njerëz humbën jetën në një seri sulmesh me bomba në lagjet shiite të kryeqytetit të Irakut, Bagdad.

Sipas policisë, sulmi më i rëndë u krye në zonën e Hysenias, ku si pasojë e dy shpërthimeve humbën jetën 9 persona. Thuajse në të njëjtën kohë pati shpërthime në zonat e Talbias, Sadias dhe Karadës.

Sipas autoriteteve, 7 perj viktimave u ekzekutuan nga grupe të armatosura agresorësh.

Dhuna është shtuar ndjeshëm në Irak pas largimit të forcave amerikane nga vendi dhe sipas analistëve, situata po përkeqësohet nga dita në ditë. Sulme të tilla që shkaktojnë dhjetëra viktima po ndodhin thuajse çdo javë dhe mundësia e luftës fetare është tashmë në dyert e Irakut.

Autoritetet thonë se shumica e sulmeve kryhen nga militantët sunitë që bashkëpunojnë me Al-Kaedën. Ekspertët thonë se nëse dhuna do të vazhdojë të shtohet me këtë ritëm, vendi shumë shpejt do të zhytet në kaos.

Top Channel