Britani, parlamentarët “tentojnë” pornografitë

04/09/2013 04:30

Më shumë se 300 mijë përpjekje janë bërë për të hapur faqet pornografike nga Dhomat e Parlamentit gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare.

Është ende e paqartë, nëse vet parlamentarët, pjesëmarrësit apo pjesa tjetër e stafit janë përgjegjës për to, thanë burime nga Dhoma e Lordëve.

Shifrat nuk janë të gjitha bazuar mbi kërkesat dhe mund të jenë ekzagjeruar nga programet e palëve të treta, apo faqet e internetit që rifreskohen automatikisht, shtuan ata. Ndërkohë, dihet se rreth 5 mijë njerëz punojnë në ambientet e Parlamentit.

Të dhënat janë publikuar nga “Huffington Post”, në versionin përkatës të Britanisë, pas kërkesës së “Lirisë për Informacion”, që e kishte titulluar këtë histori në faqen e saj me titullin “Oh, Yes, Minister!”.

Gjithsesi, shifrat ndryshojnë egërsisht: në nëntor, ishin 114,844 përpjekje për të hapur faqet e klasifikuara si pornografike, por vetëm 15 të tilla gjatë muajit shkurt.

Një zëdhënëse e Dhomës së Lordëve tha: “Nuk marrim në konsideratë të dhënat, të cilat nuk mund të shfaqin një përfaqësim real të numrit të kërkesave me qëllim, të bëra nga përdoruesit e rrjetit tonë”. Kjo ndodh sepse ka “një varietet mënyrash, sipas të cilave faqet e internetit mund në dizenjohen të veprojnë, reagojnë dhe të ndërveprojnë, si dhe për shkak të operacioneve potenciale nga programet e palëve të treta”, shtoi ajo.

Top Channel